Sport

Akanji reagon ndaj vendimit të Avdullahut: “Nëse dëshiron të luajë për Kosovën, le të luajë”

Futbollisti zviceran, Manuel Akanji, ka komentuar vendimin e Leon Avdullahut për të refuzuar të luajë për Zvicrën dhe për t’u bashkuar me Kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi i ri i Interit, gjatë një konference për shtyp, tha se vendimi është i lojtarit dhe se ai është krenar që përfaqëson Zvicrën. “Mendoj se ne kemi ekip më të mirë. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovën, le të luajë për Kosovën. Nuk mund të them shumë për këtë. Jam krenar dhe i lumtur që luaj për ekipin kombëtar”, u shpreh Akanji.

Zvicra dhe Kosova do të përballen këtë të premte në Basel, në ndeshjen që fillon në orën 20:45.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button