Ajvazi: Bizneset po kthehen në tregun e rregulluar, liberalizimi i nxituar dhe i dëmshëm

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka deklaruar se disa nga bizneset që kishin fituar masa pezullimi ndaj detyrimit për të kaluar në tregun e lirë të energjisë, janë kthyer tashmë në tregun e rregulluar.
Sipas tij, këtë e ka konfirmuar edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), e cila ka pranuar zyrtarisht se këto biznese po furnizohen sërish me çmime të rregulluara.
“Kjo situatë dëshmon qartë se procesi i liberalizimit të tregut është i nxituar dhe i dëmshëm për prodhuesit tanë,” theksoi Ajvazi.
Ai shtoi se vendimet e gjykatave po respektohen, por ngriti shqetësimin se qindra biznese të tjera ende po presin vendime gjyqësore, ndërkohë që detyrohen të nënshkruajnë kontrata në tregun e lirë me çmime shumë më të larta dhe pa garanci.
“Bizneset kanë pasur të drejtë. Por është tejet e dhimbshme që shumë të tjera janë në pritje, ndërsa po përballen me kosto të padrejta,” u shpreh Ajvazi.