Lajme
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, ndryshohet masa e sigurisë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), lidhur me hetimet ndaj saj për korrupsion dhe pastrim parash.
Fillimisht, ndaj Xoxës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për akuzat që përfshijnë 9 raste të korrupsionit, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Megjithatë, në seancën e zhvilluar më 12 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Hetimet ndaj Xoxës janë pjesë e një dosjeje të gjerë që ka tronditur institucionet vendore dhe që ka sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.