Lajme
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, merret e pandehur bashkë me Erion Veliajn

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Xoxa është marrë zyrtarisht e pandehur së bashku me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.
Sipas hetimeve, SPAK dyshon se çifti Veliaj–Xoxa është i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të pabazuara.