KryesoreLajme
Kryesore

Agron Shehaj nga Fieri: Rama përdor zgjedhjet për të mbrojtur të korruptuarit, 11 maji një datë historike për ndryshimin

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për korrupsion. Shehaj deklaroi më tej se ata do të kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe e quajti 11 majin një datë historike.
Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për korrupsion.

Shehaj u ndal edhe te deklaratat e Ramës kundër partive të reja, duke i quajtur përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi sistemin politik.

“Edi Rama thotë ‘s’na duhen parti të treta’, sepse i trembet ndryshimit. Ai kërkon të mbajë të vjetrit në lojë, me rotacion të korrupsionit. Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi partia e parë. Dhe kur të vijë ajo ditë, Edi Rama nuk do ketë më vend në politikë,” përfundoi Shehaj.
Shehaj deklaroi më tej se do të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, ndërsa e quajti 11 majin një datë historike.

“Jam i bindur se ajo që po bëjmë është gjëja e duhur. Ne duam të japim kontributin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. 11 maji është një datë historike, është në duart tona të vendosim për të ardhmen e Shqipërisë. Ne vijmë nga sektori privat, kemi zgjedhur ta bëjmë me punë të ndershme. Kemi refuzuar pazarllëqet. Askush nuk është aq transparent sa ne me financimin e partive. Në vend që të flasin se kush i financon, ata merren me ne. Me çfarë parash po bëjnë fushatë elektorale? Me çfarë parash po kërkojnë besim? ”, tha Shehaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button