Afati për akreditimin e vëzhguesve të mediave për Zgjedhjet Lokale përfundon të martën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se të martën, më 7 tetor 2025, përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Aplikimi ka nisur më 1 korrik dhe bëhet përmes platformës online: https://apliko.kqz-ks.org
.
Si bëhet aplikimi:
Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online.
Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do ta shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast miratimi, përfaqësuesi do të marrë kredencialet për qasjen në platformë, për të plotësuar të dhënat e personave që kërkojnë akreditimin.
Në platformë është ngarkuar edhe një video udhëzuese që shpjegon të gjithë procesin.
Informacione shtesë:
Për pyetje dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën e KQZ-së në e-mail: [email protected]
ose në telefon: +383 38 200 81 010, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të monitorojnë zgjedhjet, si dhe aktivitetet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).



