Lajme
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, një fabul elektoral i ngjashëm me Kukësin

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, qeveria shqiptare po përdor projektin e aeroportit të Vlorës si pjesë e fushatës elektorale. Zv/kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se aeroporti do të hapet në ditët e para të majit, ndërsa fluturimi inaugurues do të realizohet nga kompania “Air Albania”. Sipas saj, gjithçka është gati për fluturimin që do të përshkojë pistën e re, që është 3.2 kilometra e gjatë dhe 22 mijë metra katrorë në sipërfaqe.

Megjithatë, ekspertët e aviacionit dhe mjedisit kanë shprehur dyshime serioze për gatishmërinë e këtij aeroporti. Fluturimi i planifikuar duket se ka më shumë qëllime elektorale sesa operacionale, pasi, sipas parashikimeve, fluturimet ndërkombëtare nga Vlora nuk do të mund të fillojnë para nëntorit të këtij viti. Ky skenar i ngjan asaj që ndodhi në vitin 2021 me aeroportin e Kukësit, ku u organizua një fluturim simbolik për të manipuluar opinionin publik në prag të zgjedhjeve.

Në atë kohë, një avion i kompanisë “Wiz Air” udhëtoi nga Londra për në Tiranë dhe më pas, për të përmbushur kushtet për një fluturim ndërkombëtar, u nis për në Kukës. Ky udhëtim u shfrytëzua për të treguar se aeroporti ishte funksional, një premtim që, pas zgjedhjeve, dështoi dhe ai aeroport nuk ka funksionuar siç ishte deklaruar.

Edhe pse është folur shumë për suksesin e aeroportit të Kukësit, sot nuk ka asnjë kompani ndërkombëtare që operon nga ai aeroport. Sipas analistëve, gjithçka ishte një manovër propagandistike për të manipuluar votuesit, sidomos emigrantët, me premtimin për një lidhje më të afërt me vendlindjen.

Po ashtu, gjithçka rreth aeroportit të Vlorës ka shkuar përpara nën një atmosferë të tillë. Pas shpërndarjes së lajmit se kompania gjermane Munich Airport International u tërhoq nga projekti i aeroportit për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe kritikave ndërkombëtare, qeveria ka përdorur “Air Albania” për një fluturim simbolik që do të shërbejë si një tjetër spektakël për të mbushur duar dhe për të bërë fushatë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button