Adriatik Lapaj: Ja pse nuk duhet të votohet Edi Rama
Aktivisti Adriatik Llapaj i ftuar në ‘Kafe Shqeto’, me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka dhënë disa prej arsyeve se, pse Edi Rama nuk duhet të votohet dhe se si ai do të marrë një humbje surprizë në zgjedhjet e 2025.

‘Këto zgjedhje, do të jenë zgjedhje të jashtëzakonshme me rezultate të tilla.
Mendoj se është proces reformimi i politikës, por qasja që Edi Rama i ka të fituara zgjedhjet, është e gabuar sepse ai nuk i ka të fituara. Rezultati do të jetë surprizues në të gjitha dimensionet.
Në këtë vend, janë minimalisht 70 mijë njerëz të sëmurë me kancer, ku shumica e tyre kanë ndërruar jetë dhe familjarët e tyre, rreth 210 mijë vota. Po e them për faktin, se të gjithë ata njerëz që kanë vdekur se nuk kishte ilaçe, apo që jetojnë shumë në shëndet se nuk ka ilaçe për kancerin apo leuceminë, nuk mund ta votojnë Edi Ramën.
Të gjithë ata fermerë që shohin se lekët në fusha i marrin pesë familje, nuk mund ta votojnë Edi Ramën.
Të gjithë ata peshkatarë të cilët shohin se te paratë në peshkim shkojnë tek një njeri nuk mund ta votojnë Ramën.
Të gjithë ata pensionistë, të cilët tallen duke ua rritur me 25 lekë në ditë pensionin, ndërkohë që ilaçet që kishin në skemën e rimbursueshme ua kanë hequr dhe i paguajnë nga xhepi, nuk mund ta votojnë Edi Ramën.
Dhe unë nuk e kuptoj dot, se në një republikë si kjo, një kërcu po të jetë përballë Ramës, duhet të fitojë kërcuri.
Ky do të pësojë një goditje shumë të jashtëzakonshme dhe politika shqiptare ka hyrë në një stinë ndryshimesh të mëdha, e cila do të finalizohet me ndryshime reale të jetës qytetare.
E di këtë nga takimet me qytetarët’, tha Adriatik Llapaj në SYRI TV.