KryesoreLajme

Abilekaj: Alarmi i mediave perëndimore: Shqipëria simbol i sfidës së BE me narkoshtetet

Gazetari Enton Abilekaj, theksoi se mediat perëndimore kanë ngritur alarmin për anëtarësimin e një narkoshteti si Shqipëria në BE.

Abilekaj tha se Evropës i ka rënë prestigji, pasi sipas tij, po mbyll sytë ndaj korrupsionit dhe skandaleve në Shqipëri.
“Me sa kuptoj nunë ideja e dokumentarit nuk është konceptimi i një narkoshteti, por tani po merr pak a shumë tiparet e narkoshtetit. Ministra të lidhur me kartelet e drogës, deputetët që morrën në parlament kartelat e drogës. Narko dollarët që përdoren për të pasur mbështetje diplomatike dhe influencë jashtë Shqipërisë me objektivin për të mbështetur qeverinë. Të gjitha këto ata i kanë rreshtuar si fakte të njojtura, tani i kanë përmendur si sulme të opozitës, se si funksion edhe për të sulmuar opozitën. Ky lloj shteti që është formuar, i kanë përmendur si fakte të njohura dhe të pranuara që ne është mirë që ti përsërisim. Por nuk themi ndonjë gjë të re. Pyetja është kjo a do pranohet ky narko-shtet në BE? Çfarë do të vendosë perëndimi përballë kësaj sfide? Perëndimi ka vendosur politikisht pas luftës në Ukrainë që të pranojë vende si Serbia, si Shqipëria madje dhe si Ukraina vende me korrupsion të lartë me ekonomi të drogës, me mungesë të demokracisë. A është kjo gjëja që duhet të bëjë perëndimi me kërcënimin, që i vjen nga lindja apo në kërcënimin që i vjen nga lufta. Media në përgjithësi e bën vazhdimisht këtë pyetje, që a duhet të pranojmë ne vende si Shqipëria. Dhe Shqipëria për fat të keq është bërë vendi simbolik i kësaj sfide të madhe që ka perëndimi. Unë kur ka qenë në një konferencë me gazetarët në Bruksel që ka qenë për lirinë e medias. Ka qenë një sekretar që zgjerimin e BE dhe kur secili vend tregonte problemet që kishte në shtetin e vet. I vjen radhe Turqisë dhe në turqi sapo ishte mbyllur gazeta Zaman ‘Koha’, e cila ishte një gazetë kundër qeverisë ata atje kishin video se si u fut gjithë shteti i zaptuan redaksinë dhe në momentin që ata paralajmëruan dokumentarin Komisioneri i Zgjerimit u largua për të mos e marrë atë, mbyllën sytë dhe nuk pati as një reagim ashtu si BE nuk ka me arrestimin e kreut të opozitës në Turqi. Ashtu siç ne habitemi që përfaqësues të be vijën këtu shikojnë ca zgjedhje bëhen dhe pastaj përshëndetin rezultatin ashtu si ne habitemi në mes të skandaleve të korrupsionit na thonë bravo ju qoftë se po ecni me hapa të integrimit dhe themi çfarë po ndodh, a është bërë perëndimi ai që ka qenë. A është perëndimi që vinte përpara të drejtat e njeriut dhe vlerat e demokracisë, a është ai perëndim që vinte kushtet të tilla përpara se të bënte bashkëpunim ekonomik. A është ai perëndimi që e mbante Kinën larg. Ne shohim që ka ndryshuar shumë situata, por të gjitha mediat perëndimore po ngrenë këtë alarm jo pse Shqipëria po hyn në BE, jo pse vende si Serbia e të tjerë po futen në BE, por se perëndimi ka ndryshuar aq shumë sa nuk po quhet më ai perëndimi i vlerave demokratike. Dhe kjo është alarm për perëndimin këta kanë atë alarm të një narko-shteti që mohon të drejtat e njeriut ata kanë zgjidhur ta bëjnë nga Shqipëria të një narkoshteti që mohon të drejtat e liritë të një biznesi. Në kushtet kur perëndimi ka mbyllur sytë dhe hundët është duke ka pranuar.” tha Abilekaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button