Reperi i njohur Stresi: “Gjest është fituesi i padiskutueshëm i BBV Albania 4”

Në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Pardon My French’, reperi i njohur Stresi rrëfeu më shumë rreth jetës së tij, karrierës dhe projekteve të reja që pritet të sjellë së shpejti. Një nga momentet më të veçanta të bisedës ishte lidhur me fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjestin.
Kur u pyet për arsyen pse e mbështeti kaq shumë Gjestin gjatë rrugëtimit të tij në BBV, Stresi u shpreh me bindje:
“Unë e quaj që ju bë një padrejtësi, prej momentit të parë kam thënë që ky është fituesi. Momentin që doli nga BBV Kosova dhe u fut tek BBV Albania kam thënë që është fitues i padiskutueshëm. Kam arritur ta mendoj. Po të mos kisha marrë vetë pjesë në BBV nuk do të isha përfshirë, e kam njohur shumë pak, kam njohur të gjithë rrethin e tij.”
Fjala e Stresit vjen si një mbështetje e fortë për Gjestin dhe thekson perceptimin e tij të drejtë për fituesin e këtij edicioni që nga fillimi. Ndërkohë, reperi po përgatit edhe projekte të reja muzikore që pritet t’i sjellë për fansat e tij në të ardhmen e afërt.