Lajme

Macron në Samitin e Komunitetit Politik Evropian: Lufta në Ukrainë, sfida kryesore për Europën

Presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalën e tij gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian, theksoi se përparësitë politike në Evropë përballen sot me rreziqe serioze, ku më i rëndësishmi mbetet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Macron nënvizoi se solidariteti me Ukrainën është thelbësor dhe se Evropa ka formuar një “koalicion të të vullnetshmëve” për të mbështetur vendin në këto kohë sfidash. Ai theksoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi, duke shprehur shqetësim se Rusia aktualisht nuk e dëshiron një të tillë.

“Sot, trysnia e evropianëve dhe amerikanëve duhet të bëjë që Rusia ta pranojë armëpushimin,” u shpreh Macron, duke shtuar se është thelbësore rikthimi në tryezën e bisedimeve dhe këmbëngulja e Europës për paqe në Ukrainë.

Në fjalën e tij, Macron vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit përtej Bashkimit Europian, duke falënderuar vendet e Ballkanit për mirëpritjen dhe duke kujtuar lidhjet historike dhe kulturore që i bashkojnë europianët.

Ai përfundoi me mesazhin se sfidat aktuale kërkojnë unitet dhe bashkëpunim për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në kontinent.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button