Përfundon numërimi i votave preferenciale në Elbasan – Zbulohen më të votuarit e PD dhe PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në Qarkun e Elbasanit, duke përcaktuar emrat më të votuar nga qytetarët përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Katër më të votuarit e PD-së në Elbasan janë:
Qani Xhafa – 5,927 vota
Ilirjan Alliu – 4,848 vota
Dritan Cani – 3,649 vota
Dritan Mitarja – 3,012 vota
Nga ana tjetër, janë përpunuar edhe rezultatet për kandidatët më të votuar të PS-së në listën e hapur. Sipas të dhënave paraprake, pesë emrat fitues që kanë siguruar më shumë vota janë:
Sara Mila – 18,626 vota
Saimir Hasalla – 9,361 vota
Olsi Komici – 9,020 vota
Aulona Bylykbashi – 8,315 vota
Agron Gaxho – 5,969 vota
Mandati i dhjetë i PS-së mbetet pezull – në lojë vota e diasporës
Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar se kush do të përfitojë mandatin e dhjetë të Partisë Socialiste në këtë qark, një vendim që do të varet nga votat e diasporës. Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.
Rezultati përfundimtar do të shpallet pas përfundimit të përpunimit të votave të ardhura nga jashtë vendit.