Lajme

PS kryeson numërimin e votave të diasporës, PD-Aleanca në vend të dytë, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Vijon numërimi i votave të ardhura nga diaspora shqiptare, ku sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar deri tani 121.985 zarfa nga gjithsej 194.889 të mbërritur.

Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm me 65.327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit të deritanishëm. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 34.093 vota, ose 28.22%.

Surpriza e këtij numërimi është Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili ka arritur të sigurojë 10.078 vota, duke u pozicionuar si forca e tretë politike me 8.34% të votave të numëruara.

Procesi i numërimit vijon dhe pritet që rezultatet përfundimtare të japin një pasqyrë më të qartë mbi ndikimin e votës së diasporës në konfigurimin politik të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button