Lajme

Berisha thirrje për protestë më 16 maj: “Mbrojmë votën e shqiptarëve!”

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në një protestë masive të premten, më 16 maj, në orën 17:00, në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Berisha deklaron se protesta organizohet “në mbrojtje të votës së shqiptarëve” dhe ka për qëllim të sjellë në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar manipulimin masiv të zgjedhjeve në vend.

“Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Protestë – 16 maj, ora 17:00 – Bulevardi i Ri”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Protesta pritet të zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Tiranë mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian, një ngjarje që mbledh liderët më të lartë të Europës. Sipas opozitës, kjo është një mundësi për të ndërgjegjësuar partnerët ndërkombëtarë mbi atë që Berisha e quan “manipulim industrial të votave” në Shqipëri.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button