Kosova
Osmani fillon konsultimet për Kuvendin – reagimi i Vetëvendosjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, tha se do ta shqyrtojnë ftesën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për takime me partitë politike për situatën në Kuvend.
“Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi do të shqyrtohet ftesa. Do të shihet se për çka është dhe do të njoftojmë”, tha shkurt Murati para seancës së sotme.
Presidenca e Kosovës dje tha se ka dërguar ftesat te partitë për “takimet e para” dhe se janë në pritje të përgjigjes.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”.