Lajme
Kryesore

PS kryeson bindshëm me votat e diasporës, PD në vend të dytë

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste. Deri më tani janë numëruar rreth 38,806 zarfe, ku PS ka siguruar 55% të votave të emigrantëve shqiptarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike renditet e dyta me 28% të votave, ndërsa Koalicioni “Nisma Bashkë” ka marrë 8.2% dhe “Mundësia” 3%.

Kujtojmë se numri total i zarfeve të ardhura nga diaspora kap shifrën e rreth 195 mijë, çka nënkupton se një pjesë e madhe e votave ende mbetet për t’u numëruar. Rezultati i plotë pritet të ndikojë ndjeshëm në përbërjen përfundimtare të Kuvendit dhe balancat politike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button