Lajme

PD fiton në Bashkinë Krujë me një diferencë të ngushtë prej 200 votash

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike në Bashkinë Krujë, KZAZ nr. 20, ku fituese është shpallur Partia Demokratike.

Sipas rezultateve përfundimtare, PD ka siguruar fitoren me një diferencë të ngushtë prej 200 votash ndaj kundërshtarëve politikë.

Bashkia Krujë, e cila bën pjesë në qarkun e Durrësit, ka qenë një nga zonat ku gara politike është ndjekur me interes të lartë, për shkak të rivalitetit tradicional mes forcave kryesore politike në vend.

Fitorja e PD në këtë bashki pritet të ndikojë edhe në balancat e përgjithshme politike të qarkut, ndërsa pritet të publikohen edhe rezultatet për njësitë e tjera zgjedhore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button