KryesoreLajme

Pogradec/ Ndërpritet numërimi, kjo është shkaku?

Partia Socialiste përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke i kërkuar që të shfuqizojë vendimin për lënien mënjanë të fletëve të votimit të Greqisë për Korçën, dhe vijimin me numërimin e fletëve të tjerë për këtë qark.

Sipas PS, ky akt cilësohet absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, bazuar në parashikimin e nenit 124/1, pika 2, që sipas tyre ndikon në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
“Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos i dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë”, thotë PS.

KQZ e mori këtë vendim pas bllokimit të procesit të numërimit për këtë qark nga PD, të cilët kërkuan që votat e mbërritura nga Greqia për qarkun e Korçës, nuk duhet të numërohen pasi pretendojnë se ka pasur anomali.

Por PS thotë se nga pikëpamja formale, ky vendim është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përcaktojnë kompetencat e Komisionerit.

“Komisioneri e referon vendimmarrjen e tij në nenin 19, pika 1, shkronja n dhe pika 2. Në analizë të këtyre dispozitave neni 19, pika 1, shkronja n parashikon: Komisioneri ushtron në emër të KQZ- së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it.

Në analizë të kësaj dispozite rezulton se ky akt ka karakter normativ dhe si i tillë, është kompetencë e Komisionit Rregullator, sipas parashikimit të nenit 20 ‘Kompetencat e Rregullatorit. Ndodhur në këto kushte, nuk jemi në zbatim të nenin 19, pika 1, shkronja n kur kompetenca nuk i njihet shprehimisht Rregullatorit ose Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, cka do e detyronte Komisionerin në këtë rast të ushtronte kompetencat në emër të KQZ.

Referuar nenit 20, pika 1, shkronja dh, rezulton se Rregullatori ndër të tjera, ka kompetencë të normojë dhe rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, për procedurat e tyre të votimit dhe specifikisht ato për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin, rregullim të cilin e bën në fakt ky akt.

Pra, sa sipër, rezulton qartë se KSHZ nuk e ka patur në fushën e tij të përgjegjësisë nxjerrjen e një akti të tillë, pasi I mungon kompeteca lëndore sipas dispozatave të Kodit Zgjedhor dhe ka ndërhyrë në fushën e kompetencës së një organi tjetër sic është Komisioni Rregullator në KQZ.

Në titullin e aktit Komisioneri shprehet se vendimmarrja e tij i takon administrimit të zarfit “B”, ndërkohë që administrimi ka ndodhur që në momentin që zarfi “B” futet në kutinë e Votimit nga Jashtë. Kjo vendimmarrje rezulton qartë se lidhet me vlerësimin e zarfit “B”, dhe jo me administrimin e tij”, thuhet në shkresën e PS, që mban firmën e përfgaqësues socialiste në KQZ Elena Xhina.

“Procesi i numërimit ndërpritet me vendim të KANVVJ-së, vetëm për shkaqe që nuk varen nga administrata zgjedhore dhe që pengojnë procesin normal të numërimit. Shkaqet argumentohen në “Librin e Protokollit të Mbledhjeve” të KANVVJ-së, përfshirë dhe vendimin për rifillimin e numërimit.

Nga këqyrja e situatës në vend, rezultoi se procesi i numërimit u ndërpre pa asnjë shkak të arsyeshëm dhe pa asnjë pretendim të bazuar.

Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos I dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë.

Për më tepër, në Udhëzimin sa sipër, parashikohet se kur konstatohet se gabimisht janë hedhur zarfa të jashtëm (zarfi B) të parregullt (mungon zarfi B, zarfi është pa kod unik, zarfi me kod unik të palexueshëm), GNVJ-ja i numëron ato dhe këtë numër e shënon në procesverbalin e GNVJ-së për vlerësimin e dokumentacionit në Kutinë e votimit nga Jashtë.

Ky dokumentacion vendoset në një zarfi të veçantë dhe nuk i nënshtrohet vlerësimit. Pra, jemi në situatë kur zarfi “B” mund të konsiderohet i parregullt, mund të jetë me të meta dhe sërish GNV i numëron ato.

Ndërsa në rastin konkret, zarfat “B” kanë qenë të rregullta dhe vetëm për hir të mungesës së vullnetit të disa numëruesve për t’i numëruar janë kontestuar pa asnjë arsye”, theksohet më tej.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button