Lajme

Të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Fushë-Milot, konflikti mes dy shtetasve eskalon jashtë perimetrit të sigurisë

Një incident i rëndë është regjistruar sot pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë-Milot, ku është ngritur qendra e votimit me numër 0871. Dy shtetas, Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi, janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar nga një debat verbal në një situatë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit dhe më pas është zhvendosur jashtë saj. Dyshohet se Kastriot Perdoda ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin ligjor të incidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe përgjegjësitë ligjore për ngjarjen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button