Lajme

Rritet pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15: KQZ publikon shifrat zyrtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. Sipas KQZ-së, nga 2266 qendra votimi që kanë raportuar, pjesëmarrja është regjistruar në nivelin 32.96%.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej rreth 2.8% krahasuar me zgjedhjet lokale të zhvilluara dy vite më parë, kur në të njëjtën orë u raportua një pjesëmarrje më e ulët. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura katër vite më parë, pjesëmarrja ka qenë më e ulët, pasi në vitin 2021, deri në orën 15:00, kishte votuar 38.6% e qytetarëve.

Procesi vijon në të gjithë vendin, ndërsa KQZ pritet të japë përditësime të mëtejshme në orët në vijim për pjesëmarrjen dhe ecurinë e ditës së votimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button