Lajme
Kryesore

Rritet pjesëmarrja në votimet e 11 majit: Deri në orën 14:00 kanë votuar mbi 550 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e sotme të 11 majit. Deri në orën 14:00, në nivel kombëtar kanë votuar 550,066 zgjedhës, që përbën 29.74% të trupës zgjedhore – një rritje e ndjeshme krahasuar me përqindjen prej 22.37% të regjistruar në mesditë.

Qarku i Tiranës kryeson si për nga numri i votuesve ashtu edhe për përqindjen e pjesëmarrjes. Deri në orën 14:00, në kryeqytet kanë votuar 163,292 qytetarë, që përfaqësojnë 33.93% të elektoratit të regjistruar.

Pas Tiranës renditet qarku i Dibrës me një pjesëmarrje prej 33.85%, ndonëse me një numër më të ulët votuesish – vetëm 17,489 qytetarë.

Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në qarkun e Vlorës, ku vetëm 31,512 persona kanë ushtruar të drejtën e votës, duke përfaqësuar 21.10% të elektoratit të këtij qarku.

Pjesëmarrja sipas qarqeve:

Berat: 22,012 votues ose 28.34%

Durrës: 71,770 votues ose 27.37%

Elbasan: 47,099 votues ose 30.81%

Fier: 57,240 votues ose 31.10%

Gjirokastër: 17,144 votues ose 28.53%

Korçë: 53,154 votues ose 29.29%

Kukës: 10,530 votues ose 31.82%

Lezhë: 19,609 votues ose 30.31%

Shkodër: 39,215 votues ose 25.94%

Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, ndërsa pritet që përqindja të rritet më tej në orët e pasdites.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button