Lajme
Zyrat e IdentiTek të hapura edhe në ditën e zgjedhjeve për shpërndarjen e kartave të identitetit

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe sot, më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve.
Vendimi është marrë nga kompania “IdentiTek”, me qëllim për të lehtësuar qytetarët që ende nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet e tyre identifikuese. Zyrat e aplikimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 16:00, vetëm për procesin e tërheqjes së kartave.
Ky hap vjen në funksion të garantimit të së drejtës për të votuar për të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të cilët nuk kanë arritur të pajisen më herët me mjetet e identifikimit.