Lajme
Ilir Alimehmeti voton në Tiranë: “E ardhmja jonë varet nga zgjedhjet e sotme”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar paraditen e sotme në Tiranë.
Pas votimit, Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë vendimtare të këtij procesi. “E ardhmja jonë varet nga zgjedhjet e sotme”, deklaroi ai, duke i ftuar të gjithë qytetarët të angazhohen përmes votës.
Zgjedhjet e sotme pritet të jenë vendimtare për drejtimin e ardhshëm politik të vendit, ndërsa pjesëmarrja qytetare shihet si kyçe për një proces demokratik të suksesshëm.