Show biz

Cilat janë ish-at më të tmerrshëm sipas horoskopit? Kujdes nga këto katër shenja pas ndarjes!

Shumë është shkruar për mënyrën si sillen shenjat e horoskopit gjatë një marrëdhënieje. Por, si reagojnë ato pas ndarjes? Cilat shenja astrologjike mund të shndërrohen në makthin e një ndarjeje, duke e kthyer një fund marrëdhënieje në një dramë të vërtetë?

Në këtë artikull, ndalem te katër prej tyre që – sipas karakteristikave të tyre astrologjike – mund të bëhen ish-at më të tmerrshëm që nuk do t’i harrosh lehtë.

🔸 Demi – “Qetësia që shpërthen papritur”
Mos e lini qetësinë e Demit t’ju mashtrojë. Ndonëse fillimisht mund të duket se e përballon ndarjen me gjakftohtësi, ky qëndrim mund të ndryshojë papritur në mënyrë dramatike. Pasi e kupton realitetin, Demi mund të shfaqet me fjalë të rënda, mesazhe thumbuese dhe reagime irracionale. Ndonjëherë, edhe një takim “miqësor” mund të pasohet me një shpërthim emocional. Përpara se të gjejë një lidhje të re apo të gjejë ngushëllim tek një mik i afërt, përgatituni për ulje-ngritje të papritura.

🔸 Luani – “Mbretëria s’mund të bjerë pa luftë”
Në një lidhje, Luani shkëlqen. Por pas ndarjes? Mund të shndërrohet në një version dramatik dhe manipulues të vetvetes. Të përndjekë në rrjetet sociale, të telefonojë familjarët e tu apo të shfaqet papritur në vendet që frekuenton – janë vetëm disa nga mënyrat si përpiqet të rikthejë vëmendjen. Mund të përdorë çdo mjet për të të rikthyer. Këshillë? Bllokoje, përpara se të të bëjë të dyshosh tek vetja.

🔸 Virgjëresha – “Asnjë plagë nuk dhemb më shumë se ajo që godet në vendin e duhur”
Virgjëresha e di gjithmonë çfarë të thotë – dhe kjo nuk ndryshon pas ndarjes. Të njohin aq mirë, sa dinë ku të godasin që të dhembë më shumë. Mund të të kërkojë mbështetje emocionale për të nxitur mëshirë, por nëse i përgjigjesh, të lë në “seen” ose të mban larg. E nëse mendon se ka vazhduar jetën, përgatitu për një mesazh të papritur në ditëlindje, që të trazojë gjithçka sërish.

🔸 Ujori – “Zhdukja e madhe”
Në vend që të dramatizojë, Ujori zhduket si të mos kishte ekzistuar kurrë. Pa sqarime. Pa përshëndetje. Dhe, çfarë është më e dhimbshme, pa emocione. Indiferenca e tij pas ndarjes është aq e ftohtë, sa mund të të çojë të dyshosh te vetja, të kthehesh në të “ish-in” që dërgon mesazhe të dëshpëruara natën. Por as kjo nuk do të mjaftojë që të thyejë murin e tij emocional.

Pra, nëse jeni ndarë me një nga këto shenja, mos u habitni nga “seriali emocional” që vjen më pas. Astrologjia s’e premton që do të jetë e lehtë – por të paktën ju paralajmëron!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button