Fero në një tjetër krizë personale? Fansat dyshojnë për ndarje nga Nita Bajrami

Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, duket se po përjeton një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me këngëtaren Nita Bajrami, pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismajli, veprimet e fundit të artistit kanë ngritur dyshime për një tjetër ndarje.
Fero ka hequr Nitën nga lista e ndjekjeve në rrjetet sociale – një lëvizje që për ndjekësit dhe mediat është interpretuar si sinjal i qartë për një përçarje në çift. Ky zhvillim vjen në një kohë kur reperi ka nisur të rikthehet në muzikë, pas një periudhe pauze ku ishte fokusuar te feja dhe jeta familjare.
Pas ndarjes nga Arbenita, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina, Fero u përkushtua ndaj fesë islame dhe shpalli një fillim të ri si person dhe si artist. Ai e kishte përshkruar Nitën si dashurinë e jetës, duke u shprehur: “Jam i dashuruar… nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë.” Madje, kishte premtuar se do të publikonte edhe “diss-e për romantizëm”, duke lënë pas jetën e vjetër si reper.
Por tashmë, me rikthimin e tij në skenën muzikore dhe veprimet enigmatike në rrjete sociale, fansat pyesin nëse Fero po përballet me një tjetër krizë personale.
Kjo është martesa e dytë për artistin, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, marrëdhënia me të cilën ishte shpeshherë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të shpeshta dhe betejës për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero kishte pohuar publikisht se ish-partnerja nuk i lejonte takimet me vajzën, duke e kthyer situatën në një përballje të zgjatur mediatike.
Derisa Fero dhe Nita nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për statusin e lidhjes së tyre, publiku mbetet në pritje të konfirmimeve – ose mohimeve – nga çifti.