Lajme

Tragjedi në Lushnjë: 68-vjeçarja bie nga kati i tetë dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës, ku një grua 68-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Sipas burimeve pranë uniformave blu, e moshuara vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe dyshohet se mund të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj. Megjithatë, ende nuk janë konfirmuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button