Lajme

“Nuk kam besim te drejtësia shqiptare” – Britaniku që vrau fqinjin në Durrës kërkon përfaqësues nga ambasada

U zhvillua sot në Gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ylber Jakut, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Reshit Sallahu. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin, i cili u shfaq në gjendje të rënduar emocionale dhe kërkoi praninë e një përfaqësuesi nga ambasada britanike në seancat e ardhshme.

“Nuk kam besim te drejtësia shqiptare,” – deklaroi Jaku para gjykatës, duke hedhur hije dyshimi mbi besueshmërinë e procesit ndaj tij. Avokatja mbrojtëse theksoi se klienti i saj është shtetas britanik, po ashtu edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 7 majit, në afërsi të banesës së viktimës në Durrës, ku Jaku dyshohet se e qëlloi për vdekje fqinjit të tij 34-vjeçar, Reshit Sallahu, pas një konflikti mes tyre.

Organi i akuzës vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të krimit, ndërsa deklaratat e të pandehurit për mungesë besimi në drejtësinë shqiptare pritet të ngjallin debat dhe reagime në opinionin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button