Tiranë: Kufizime të qarkullimit dhe parkimit për “Giro d’Italia 2025” – Ja segmentet dhe oraret që preken

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia 2025”, e cila do të kalojë për herë të parë nëpër rrugët e Tiranës më 9 dhe 10 maj, do të ketë kufizime të shumta në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve. Autoritetet kanë publikuar planin zyrtar të menaxhimit të trafikut për të mundësuar zhvillimin normal të eventit sportiv dhe garantimin e sigurisë.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi – 9 maj 2025, ora 13:00 – 18:00
Segmentet e rrugëve që do të jenë të bllokuara:
Rruga SH3 (nga fshati Gracen deri në rrethrrotullimin e TEG)
Nga TEG te rrethrrotullimi i Sanatoriumit
Rruga e Elbasanit
Bulevardi Bajram Curri
Rrugët: Ali Shefqeti, Alajdin Frashëri, e Rexhekrit, Muhamet Deliu (deri te rrethrrotullimi i Freskut), Sotir Çaci, Xhanfize Keko, Arkitekt Kasemi
Bulevardet: Zhan D’Ark, Dëshmorët e Kombit
Segmenti pas Pallatit të Kulturës
Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit
Zona brenda ish-Gardës së Republikës
Zona me akses të kufizuar (banim):
Rrugët lidhëse me “Papa Gjon Pali” (p.sh. “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Ismail Qemali” etj.) nuk kanë dalje 13:00–18:00
Pazari i Ri dhe “Hoxha Tahsim” – dalje vetëm nga rruga e Dibrës (Farmacia 10)
Zona Qyteti Studenti, Ali Demi, Shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik – dalje në rrugët “Pasho Hysa” dhe “Pjetër Budi”
Kodra e Priftit – e izoluar gjatë orarit të bllokimit
Tirana e Re dhe Blloku – dalje përmes “Kristo Luarasi” dhe digës së Liqenit
Rruga Myslym Shyri dhe Rruga e Kavajës – akses përmes rrugës së ambasadave
Ndalim parkimi – 10 maj 2025, ora 08:00 – 11:00
Segmentet që ndalojnë parkimin:
Zona “Zogu i Zi”
Rrugët: Rruga e Durrësit, Fortuzi, Dervish Hatixhe, Barrikadave, pas Pallatit të Kulturës
Ndalim qarkullimi dhe parkimi – 10 maj 2025, ora 10:00 – 18:00
Segmentet kryesore të bllokuara:
Sheshi Skënderbej, rrugët: Urani Pano, Dedë Gjo Luli, Ibrahim Rugova, Dëshmorët e 4 Shkurtit, Lek Dugagjini, Dervish Hima, Abdyl Frashëri
Bulevardet: Gjergj Fishta, Bajram Curri, Zogu I
Rruga e Elbasanit deri në rrethrrotullimin e Saukut
Zona pas Pallatit të Kulturës (akomodimi i ekipeve)
Zona me akses të kufizuar (banim):
Rrugët që lidhen me “Papa Gjon Pali” dhe Blloku Ukraina e Lirë – pa dalje 10:00–18:00
Devijimi i trafikut për datën 10 maj:
Pazari i Ri dhe “Hoxha Tahsim” – dalje vetëm nga rruga e Dibrës dhe rruga e Barrikadave
Rruga e Kavajës dhe “Myslym Shyri” – kalim vetëm përmes “Dritan Hoxha” drejt Unazës së Re
Qyteti Studenti, Ali Demi, Shkolla e Baletit – dalje në rrugët “Pasho Hysa”, “Pjetër Budi” dhe drejt Shkozës
Kujdes! Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet me automjete në zonat e përmendura dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore për të evituar vonesa dhe konfuzion gjatë dy ditëve të eventit.
📍Për çdo informacion të mëtejshëm, kontaktoni me strukturat e Bashkisë së Tiranës apo Policinë Rrugore.