Lajme
Kryesore

Moti për sot: Reshje të pakta në veri, temperatura deri në 24°C

Që në orët e para të mëngjesit, territori shqiptar do të përfshihet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Sipas parashikimeve meteorologjike, këto vranësira do të shoqërohen herë pas here me reshje të pakta shiu, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Gjatë pasdites, reshjet do të intensifikohen në zonat veriore dhe verilindore, ku priten rrebeshe lokale shiu. Ndërkohë, pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë pritet një rënie e lehtë. Vlerat ditore do të variojnë nga 6°C në më të ulëtën deri në 24°C në më të lartën.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Si pasojë, në zonat bregdetare priten dallgë deri në 3 ballë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button