Bota

Nesër viziton Francën/ Merz synon të ringjallë boshtin franko-gjerman dhe të forcojë lidhjet me fqinjët evropianë

Merz ka nënvizuar nevojën për të rinisur lidhjet franko-gjermane në thelb të BE-së, të cilat shiheshin të kishin ngecur nën drejtimin e Scholz të Social Demokratëve.
Pas një votimi të vështirë, kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz do të vizitojë nesër Francën dhe Poloninë, në përpjekje për të forcuar lidhjet me fqinjët evropianë në këto kohë të trazuara.

Merz ka nënvizuar nevojën për të rinisur lidhjet franko-gjermane në thelb të BE-së, të cilat shiheshin të kishin ngecur nën drejtimin e Scholz të Social Demokratëve.

Me të marrë detyrën, Merz u angazhua për të qene një kancelar evropian, ndërsa lidhur me Ukrainën, ai tha se do të konsultohej intensivisht me Francën dhe Britaninë.
“Nëse mund t’i përfshijmë polakët, atëherë do të jetë edhe më mirë”, sugjeroi kancelari i parë në histori që nuk zgjidhet që në raundin e parë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button