Lajme
Vjedhje në fshatin Vasjar, grabiten bizhuteri dhe para nga banesa e një 57-vjeçari

Një rast vjedhjeje është regjistruar më 3 maj 2025 në fshatin Vasjar, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e një 57-vjeçari dhe kanë grabitur disa bizhuteri si dhe një shumë parash.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Memaliajt, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e hetimeve.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ka shqetësuar banorët e zonës, ndërsa autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi rastin.