Lajme

Forza Italia mbështet Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit: Gasparri krah Berishës në Kongresin e PPE

Partia Demokratike ka marrë mbështetje nga Forza Italia në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Maurizio Gasparri, president i grupit të senatorëve të Forza Italia, ka ndarë një mesazh publik në rrjetet sociale duke shfaqur mbështetjen e tij për liderin historik të së djathtës shqiptare, Sali Berishën.

Gasparri publikoi një foto krah Berishës gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE), ku të dy morën pjesë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një rast për të takuar “miqtë e vjetër”.

“Kongresi i PPE-së është edhe një mundësi e mirë për të takuar miqtë e vjetër, Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë,” shkruan Gasparri.

Mbështetja e Forza Italia konsiderohet si një sinjal i qartë i afërsisë së Partisë Demokratike me të djathtën europiane dhe lidershipin konservator në rajon. Berisha shpreson se zgjedhjet e 11 majit do të shënojnë fundin e, siç e cilëson ai, “12 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button