Lajme
Zjarr i fuqishëm përfshin një stallë bagëtish në Mesul, humbin jetë disa krerë bagëti

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas dyshimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Stalla ishte në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç. Përveç dëmeve të shumta materiale, nga flakët janë djegur edhe disa krerë bagëti të imta që ndodheshin brenda objektit në momentin kur shpërtheu zjarri.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në banesat përreth. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.