Lajme

Tragjedi në Shëngjin: Gjen vdekjen në det një 37-vjeçar nga Fushë-Kruja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Portit të Shëngjinit, ku një 37-vjeçar është gjetur i pajetë pranë bregut. Viktima, i identifikuar paraprakisht si shtetasi N.Z., banues në Fushë-Krujë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Kufitare, rreth orës 15:40 është konstatuar trupi i pajetë i burrit, ndërsa disa metra larg tij është gjetur një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike në trupin e viktimës, duke ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një aksident tragjik gjatë përdorimit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button