Lajme

Meta: 5 maji, ditë ndërimi për dëshmorët dhe frymëzimi për të ardhmen e Shqipërisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një mesazhi në ditën e Dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe ndihmës së trashëgimisë që kanë lënë për brezat e ardhshëm.

“Sot është dita e kujtimit të amanetit të Martirëve, për të ndërtuar një Shqipëri të begatë, të drejtë dhe Evropiane për të gjithë shqiptarët,” shkruan Meta.

Ai nënvizon se 5 Maji është një ditë madhore për nderimin e mijëra shqiptarëve patriotë, të rinjve dhe të rejave, që kanë sakrifikuar jetën për Lirinë dhe Atdheun. Presidenti i Partisë së Lirisë e cilëson këtë ditë si një burim frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe për të ruajtur vigjilencën për mbrojtjen e Lirisë, Sovranitetit dhe Pavarësisë.

Meta ka përfunduar me fjalët: “Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button