Lajme

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, mesazh përpara zgjedhjeve në Shqipëri: “Mos kini frikë nga qytetarët tuaj”

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të fortë, këtë herë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance.

Duke folur për rëndësinë e demokracisë dhe përfshirjes qytetare, Vance thekson se udhëheqësit nuk duhet të kenë frikë nga zërat kritikë.

“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre,” thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada.

Ky është një tjetër apel i SHBA për zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, në një moment delikat për demokracinë në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button