Berisha sfidon SPAK-un: “Lashë një mesazh në zyrat e Skapit të partisë”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë sot një mesazh të fortë politik në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë paraqitjes së tij në zbatim të vendimit të GJKKO-së. Ish-kryeministri, i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzoi Dumanin për shkelje të Kushtetutës dhe e cilësoi atë si “shërbëtor të Edi Ramës”.
“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë,” deklaroi Berisha.
Ai e cilësoi amnistinë elektorale si “krim të shëmtuar antikushtetues” të Altin Dumanit dhe ironizoi, duke e quajtur sistemin aktual “DumanKushtetutë”.
“Kurrë,” përfundoi ai, duke firmosur deklaratën me emrin e tij.