Lajme
Kryesore

Moti për Shqipërinë: Vazhdojnë kthjellimet dhe temperaturat e larta, pasdite me vranësira dhe rrebeshe të izoluara

Shqipëria vijon të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për stinën. Gjatë orëve të pasdites priten vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, duke sjellë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

Edhe gjatë natës moti do të ruajë të njëjtat kushte, me kthjellime dhe alternime të herëpashershme vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë prej të paktën 2 gradësh. Termometri do të luhatet nga 6°C në mëngjeset më të freskëta deri në 28°C në mesditë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me një shpejtësi që pritet të kalojë 45 km/h nga drejtimi jugor. Për pasojë, në brigjet e detit Adriatik dhe Jon do të krijohen dallgë deri në 3 ballë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button