
Evropa është parë si një alternativë më e qëndrueshme: vende si Portugalia, Gjermania dhe Holanda ofrojnë mbështetje më të madhe sociale, kujdes shëndetësor publik dhe një sistem më të balancuar politik.
Duke u ndjerë gjithnjë e më të pasigurt për të ardhmen politike të SHBA-ve, sidomos nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, disa qytetarë amerikanë po mendojnë seriozisht të largohen nga vendi. Shkak për këtë janë frikërat për reduktimin e lirive civile, rritjen e tensioneve shoqërore dhe përkeqësimin e klimës për të drejtat e pakicave, veçanërisht për komunitetin LGBTQ+ dhe gratë. Për disa prej tyre, zgjedhjet e 2024-ës përfaqësojnë një pikë kritike: një rikthim i Trump-it shihet si një kërcënim për demokracinë dhe institucionet.
Evropa është parë si një alternativë më e qëndrueshme: vende si Portugalia, Gjermania dhe Holanda ofrojnë mbështetje më të madhe sociale, kujdes shëndetësor publik dhe një sistem më të balancuar politik. Disa të intervistuar nga Reuters tashmë kanë nisur procesin për të marrë nënshtetësi të dyfishtë ose për të investuar në prona jashtë SHBA-ve, si një formë sigurie për të ardhmen, raporton Reuters.
Ky trend i ri nuk është i përhapur vetëm mes qytetarëve me bindje të majta edhe disa konservatorë të zhgënjyer nga instabiliteti politik dhe përplasjet e brendshme po konsiderojnë emigrimin. Shumë prej tyre e përshkruajnë këtë si një “marrje në dorë të fatit” përpara se të jetë tepër vonë.