Lajme

Shpërthim me eksploziv në Elbasan, dëme në disa apartamente

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.
Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.

 

Mësohet se nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

 

Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button