Moti për Shqipërinë – Vijon nxehtësia nga veriu i Afrikës, deri në 30°C në Jug dhe Qendër

Territori shqiptar do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të ngrohta që vijnë nga veriu i Afrikës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Kjo situatë pritet të mbizotërojë në të gjithë vendin, duke favorizuar një ditë të ngrohtë dhe me diell.
Sipas parashikimeve, në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash në zonat malore, kryesisht në skajin verior dhe verilindor të vendit. Megjithatë, reshje nuk priten.
Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Vlera minimale do të regjistrohet në qytetin e Ersekës me 6°C, ndërsa maksimalja do të kapë shifrën e 30°C në zonat jugore dhe qëndrore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare si në tokë ashtu edhe në det, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim të lehtë në brigjet detare, me intensitet deri në 2 ballë.
Kjo situatë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, duke favorizuar kushte të mira për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.