
Skemat e pasurimit në mënyrë të dyshimtë dhe abuzuar me fondet publike, duket se janë përdorur nga çdo zyrtar i lartë socialist. Dyshime të mëdha ngrihen edhe për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, i cili pasurimin e tij ja atribuon prindërve të moshuar. Nga një investigim bazuar mbi justifikimin e tij në ILDKPI dhe verifikimit të aktivitetit të prindërve, rezultojnë shkelje të mëdha, apo përdorim të transaksioneve nëpërmjet kompanive që marrin tendera, për garantimin e pasurimit. Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit është një tjetër drejtues i Partisë Socialiste, i pasuruar prej pushtetit, e me të ardhura të dyshimta të krijuara nga kompani në emër të prindërve pensionistë apo tenderave të pushtetit. Nga një person dhe familje me të ardhura modeste me nëpërmjet biznesit të vogël, me ardhjen e rilindjes në pushtet, edhe për të situate ndryshoi. Nga një analizim i deklaratës së pasurisë së Demos në ILDKPI dhe mënyrës se si ka justifikuar pasurimin, është një nga rastet më flagrante të zbuluara apo të hetuara nga SPAK. Nisjen e deklarimeve të pasurisë në ILDKPI, pas marrjes së funksionit publik, Ervin demo e ka në vitin 2017 dhe strategjia e përdorur për justifikimin e tyre është identike me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Prindërit e moshuar dhe në pension kanë krijuar të ardhura për të. Por le ti marrim me radhë!
Në deklaratën e parë të pasurisë, në vitin 2017 Demo deklaron se zotëron një apartament banimi, me sipërfaqe 94.2 m2 i blerë në vitin 2012 në vlerën 96.400 euro. Burimi janë të ardhurave është nga prindërit. Në qershor të vitit 2015 deklaron blerjen e një tjetër apartamenti banimi, me sipërfaqe 148.62 m2 me vlerë 186.620 euro. Për këtë kontratë janë paguar vetëm 30.000 euro dhe apartamenti nuk është marrë në dorëzim. Sërish burimi janë të ardhurat nga prindërit. Veç apartamenteve, Demo ka deklaruar edghe blerjen e një automjeti luksoz në vitin 2005 në vlerën e 15 mijë eurove, dhe sërish kjo është deklaruar si dhuratë nga prindërit. Kjo pasuri nuk ndryshon as në deklarimin e vitit 2021-2023. Ervin Demo deklaron edhe pas 8 vitesh se ende nuk e ka shlyer detyrimin që ka për kontratën e lidhur në qershor të vitit 2015, në vlerën 156.000 euro.
Por a kanë dhe a e kanë patur prindërit e Ervin Demos mundëssinë financiare për këto pasuri? Apo jemi përballë një rasti ku prindërit përdoren si prestanome për disa lëvizje të dyshimta financiare, kjo është një pikpyetje për SPAK, në një kohë kur nga vëzhgimi i aktivitetit të prindërve të Demos, diçka e till duket e pamundur.
Sipas të dhënave në QKB, Zehni Demo, i ati i Ervin Demo rezulton i regjistruar si person fizik me të dhëna, me aktivitet të regjistruar prej vitit 1992 me objekt tregtim me pakice artikuj inustrial dhe e ka pezulluar këtë aktivitet në vitin 2009. Sa më sipër prindrit e Ervin Demo që nga vitit 2009 jetojnë dhe aktivitetet ekonomike që kanë patur si persona fizik dhe nuk kanë asnjë të dhënë që të faktojnë të ardhurat që deklaron Demo. Në ILDKPI Ervin Demo deklaron se ka patur aksione në kompaninë Melograno (aksioner Ervin Demo, Fatos Jaupi, Sherin Kapllani etj) të cilat i ka shitur në vitin 2019, aksionerit tejtër Sherif Kapllani vlerën 70.000 euro, shumë të cilën nuk deklaron se ka arkëtuar ende. Kjo është një shifër shumë e lartë pasi kjo kompani rezulton me humbje 78.000 në vitin 2019 e më pas ka 0 aktivitet. Sherif Kapllani është aksioner në kompaninë Shipragu shpk e cila ka përfituar për peridhën 2019-2025 rreth 1.4 milion euro fonde publike nga Bashkia Tiranë e jo vetëm.
Në 22 korrik të vitit 2015 Zehni Demo, Avni Hysa dhe Marsel Shega themelojnë kompaninë Viola Green. Në bilancin e vitit 2015 komania nuk deklaron të ardhura por vetëm mjete transporti në vlerën 12.000.000 lekë dhe detyrime po në atë vlerë që nënkupton mos likuidimin e këtyre mjeteve. Në vitin 2016 kompania faturon 19.000.000 lekë dhe ka një fitim neto 6.600.000 lekë. Për vitin 2016 kompania faturon 48.000.000 lekë dhe fitim 18.000.000 lekë. Por ne tetor të vitit 2017 babai I Ervin Demo, Zehni Demo vendos të shes Aksionet shtetasit Fatos Jaupaj (ortak i Ervinit në kompaninë Melograno) në vlerën 300.000 euro. Nga kjo kontratë përftojmë të dhëna të rëndësishme: Zehni Demo i shet aksionet në vlerën 300.000, nga kjo shumë do të zbritet borxhi prej 100.000 euro që Fatos Jaupaj i ka dhënë Zehniut bazuar në një kontratë noteriale të datës 21 shtator 2016. Pjesa tjetër 200.000 do të paguhet me dy këste deri në dhjetor të vitit 2019. Viola Green gjatë periudhës që ka qënë Zehni Demo aksioner ka përfituar kontrata publike në disa bashki, si në Bashkinë Peqin, për shërbimi të pastrimit dhe depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Peqin në vlerën 64 milionë lekë, Bashkia Rrogozhinë për shërbime Sherbimet Publike, te Pastrimit në vlerën 75 milionë lekë, tender me flamur të kuq e pa garë. Periudhë kjo kur Ervin Demo ka mbajtur funsionine Zv, Rektorit të Universitetit të Tiranës.
Kompania Viola Green dhe ortaku i Zehni Demo në kompanisë Uonder Green kanë përfituar qindar million lekë nga tendera në Qarkun Elbasan dhe Bashkinë Kuçove.
Në qershor të vitit 2016 Zehni Demo themelon dhe një tjetër kompani me shtetasin Marsel Shega, Uonder Green. Ende sot kjo kompani është aktive dhe ka deklaruar në QKB pasqyrat financiare deri në vitin 2020. Nga analizimi i tyre rezulton se deri në vitin 2020 kjo kompani nuk ka faturuar apo ofuar asnjë shërbim. Ngre dyshime një veprim financiar i blerjesë së nje toke/ndërtese në vitin 2016 në vlerën 11.560.000 lekë, e cila më pas nuk deklarohet në asnjë bilanc. Nga sa më sipër lindin dyshime se borxhi i marrë nga Fatos Jaupi është përdorur për investime në Asetet e kompanisë Uonder Green. Kjo skemë, ngre pikpyetje të mëdha, dhe dyshime për institucionet e drejtësisë, që do të duhet të hetojnë mrifetetet e Ervin Demos duke përdorur prindërit për justifikiminin e pasurisë së tij. Të cilët, jo vetëm që nuk kanë patur të ardhura, por në periudhën që prenotojnë 190.000 euro Apartament për të birin, marrin 100.000 euro borxhe. Sakrificë shume ë madhe e një shtetasi 78 vjecar që i duhet të punojë për të pasuruar të birin.