Arrestohet në Ksamil një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, një tjetër arratiset jashtë vendit

Në Ksamil është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, që ndodhi disa ditë më parë. Burime nga policia konfirmojnë se dyshohen dy autorë për këtë krim, por njëri prej tyre ka arritur të largohet jashtë vendit dhe t’i shpëtojë autoriteteve.
Dyshohet se vrasja e 58-vjeçarit lidhet me faktin që ai ka ofruar informacione për një ngjarje kriminale të rëndë që ka ndodhur disa vite më parë. Burimet sugjerojnë se viktima mund të ketë informuar grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij, duke shkaktuar një tjetër viktimë dhe ndezur tensionet në Vlorë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe është duke hetuar një foto të mundshme të autorit, e cila mund të ketë lidhje me ngjarjen. Dyshohet se personi në foto është autori i vrasjes, duke pasur parasysh ngjashmërinë e vendit dhe të pamjes, pasi ai është i veshur me të zeza, kapelë dhe shall, që është konfirmuar më parë nga burime të policisë si një detaj i njohur i autorit.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.