Lajme

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas, ku një makinë është përplasur me një minibus që transportonte pasagjerë. Policia ka konfirmuar se ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk janë përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 07:30, në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një përplasje mes një automjeti dhe një autobusi. Si pasojë e aksidentit, autovetura ka pësuar dëmtime të pjesshme, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të transportuar të lënduarit në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button