Lajme

Konflikt mes të rinjve në zonën e Ali Demit, policia nuk gjen askënd në vendngjarje

Një konflikt mes disa të rinjve është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Ali Demit, në kryeqytet. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk kanë hasur asnjë person të përfshirë në incident.

Aktualisht, autoritetet po kryejnë verifikime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi rastin të kontaktojnë strukturat përkatëse.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button