Lajme
Ina Zhupa në Delvinë: “Voto 1, jeto si 1-sh” – Qytetarët mirëpresin programin e PD-së

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e Delvinës, ku u shoqërua nga kryetari i degës lokale të PD-së, Erigers Hamiti, dhe kandidati tjetër i kësaj force politike, Skënder Muço.
Gjatë takimit, Zhupa prezantoi programin e Partisë Demokratike dhe theksoi se qytetarët po e mirëpresin alternativën që kjo forcë politike ofron për ndryshimin e vendit. Ajo i ftoi qytetarët të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, duke përdorur moton: “Voto 1, jeto si 1-sh.”
“Qytetarët e mirëpresin programin e Partisë Demokratike dhe ndryshimin. Voto 1, jeto si 1-sh”, shkroi Zhupa në postimin e saj në rrjete sociale pas takimit.