Berisha rikthehet në Kongresin e Partive Popullore Europiane: Nga Madridi i dorëheqjes te Valencia e rikthimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Valencia e Spanjës, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane (EPP).
Berisha kujtoi se për herë të fundit kishte marrë pjesë në një kongres të tillë në Madrid, pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, ndërsa tani rikthehet në të njëjtën hapësirë politike pas rikthimit të tij në krye të partisë.
“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen. Sot rikthehem, po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane,” u shpreh Berisha në mesazhin e tij.
Ky është një moment i rëndësishëm për Berishën, i cili e sheh pjesëmarrjen në këtë kongres si simbolikë të kthimit të tij në skenën politike europiane.