Lajme
Kryesore

Përplasje në terren: Qytetari përballë Ramës, denoncon korrupsionin në legalizime

Kryeministri Edi Rama është përballur sot me një situatë të papritur gjatë një takimi në ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Një qytetar, duke ndërhyrë në aktivitetin e organizuar, denoncoi hapur se për procesin e legalizimit i ishin kërkuar para.

“Si të gjithë shqiptarët. Asnjë nuk e ka marrë legalizimin pa lekë,” u shpreh qytetari, duke akuzuar për korrupsion në institucionet shtetërore.

Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, reagoi menjëherë duke i kërkuar qytetarit të bëjë deklarim zyrtar në polici dhe të tregojë emrat e personave që i kanë kërkuar ryshfet. Kryeministri e akuzoi qytetarin se po gënjente për qëllime politike, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk ka lidhje as me të djathtën dhe as me të majtën.

“Nuk më intereson as e djathta, as e majta. Më intereson kush bën punë, atij i jap votën,” tha qytetari.

Në përfundim të debatit të tensionuar, qytetari këmbënguli se nuk kishte gënjyer dhe paralajmëroi se “mund të dalë një zinxhir shumë i madh” korrupsioni në proceset e legalizimeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button