Lajme

Dhëndri dhe vjehrra përfundojnë në ndjekje penale pas dhunës ndaj njëri-tjetrit në Fier

Një konflikt i dhunshëm mes dhëndrit dhe vjehrrës në një fshat të Fierit ka përfunduar me ndjekje penale për të dyja palët. Policia e Fierit njofton se është proceduar penalisht 41-vjeçari F. Y., banues në Vlorë, dhe 56-vjeçarja L. Rr., banuese në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y. dhe L. Rr., për dhunë të ushtruar reciprokisht,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndërkohë, edhe në Divjakë janë proceduar penalisht dy të rinj, pas një konflikti të ndodhur përmes telefonit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Divjakës kanë referuar materialet në Prokurori për 21-vjeçarin D. H. dhe 26-vjeçarin S. K., të dy banues në fshatin Ferras, të cilët dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin gjatë bisedave telefonike.

Policia vijon hetimet për të dyja rastet, ndërsa apelon për zgjidhjen e konflikteve në rrugë ligjore dhe paqësore.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button