Lajme

Meta thirrje për mbështetje: “Shqipëria Madhështore është shumë pranë”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 më 11 Maj, për një “Shqipëri Madhështore”, duke i kërkuar mbështetje për koalicionin PD-ASHM. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Meta shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e Qarkut të Beratit, të cilët kanë mbështetur kandidatin Lefter Maliqi për deputet.

“Mirënjohje të thellë për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Qarkut të Beratit, me banim në Tiranë, për të votuar Ilir Metaj si deputet. Përshëndetjet më të përzemërta dhe falenderime për punën e jashtëzakonshme të anëtarëve dhe mbështetësve tanë në këtë qark dhe deputetit tonë të ardhshëm, Lefter Maliqi, për fitoren e ‘PD-ASHM’ dhe largimin e Narkoqeverisjes”, thuhet në postimin e Metës.

Ai po ashtu theksoi se fitorja e koalicionit është shumë afër dhe se një Shqipëri Madhështore është shumë pranë realizimit. Meta e mbylli postimin me një thirrje për të votuar numrin 1 në 11 Maj, duke i dhënë mbështetje të plotë Lefter Maliqit dhe koalicionit PD-ASHM për të mundësuar një të ardhme më të ndritshme për Shqipërinë.

#VotoNr1 #ShqipëriaMadhështore #PDASHM #IlirMeta #LefterMaliqi

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button